Nga Davide Ndoj
Gomsiqe është një fshat i vogël dhe i bukur i vendosur në komunën e Pukës, në rajonin malor të veriut të Shqipërisë. Ky vend, që ka rrënjët e tij në traditat rurale shqiptare, është i njohur për peizazhet e tij mahnitëse dhe për urën.
Malet që rrethojnë fshatin ofrojnë një pamje spektakolare me rrugët e saj të mbushura me kthesa të pafundme. Fatkeqësisht, sot fshati është i banuar nga pak njerëz, megjithatë, ai mbetet një kalim i rëndësishëm, përmes urës së famshme që lidh dy qytetet Shkodër dhe Pukë.
Ura e Gomsiqes, e ndërtuar në vitin 1935, ishte 36 metra e gjatë dhe 3 metra e gjerë. Ishte një nga më të mëdhatë dhe më të bukurat e ndërtuara deri në atë kohë, e realizuar nga inxhinieri Gjovalin Gjadri, i cili ideoi dhe realizoi me sukses shumë inovacione të tjera. Ura dukej moderne në të gjithë Evropën dhe kishte forma elegante dhe të veçanta. Në vitin 1936, inxhinieri Gjadri paraqiti një raport në Berlin në Kongresin II të IABSE, ku listoi zbulimet e tij origjinale.
Fatkeqësisht, në vitin 1943, gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ura e Gomsiqes u shkatërrua nga forcat e ushtrisë gjermane Wehrmacht për strategji lufte. Më pas, ajo u rindërtua nga regjimi i Enver Hoxhës në vitet 70.